Modelet e reja të Apple testohen nëse janë më të fortë se çdo celularë tjetër (Video)
Shakatë që pushtuan internetin për lakimin e supozuar të iPhone 6 tani mund të mos vazhdojnë më me ardhjen e modeleve të reja.

Auto & Tek
Pas fillimit të shitjeve të premten, modelet e reja iPhone janë përballur menjëherë me teste të ndryshme, për të treguar kualitetin e tyre.
Tani, kompania SquareTrade ka bërë një testim krahasues të iPhone 6S, iPhone 6S Plus dhe Galaxy Note 5, transmeton lajmi.net
Faktorët që u testuan ishin pesha, dëmet nga uji, dëmet nga rënia, dëmet nga rënia me fytyrë nga ekrani, lakimi dhe temperatura ekstreme.
Ju mund t’i shihni këto teste në videon më poshtë: