Modelet e flokëve më të bukura për gratë mbi të 50-at

Nëse jeni gati për të hequr qafe një pjesë të gjatësisë suaj, stilistët thonë bëjeni! Stilisti i famshëm Mitch Stone është perfekt kur ka klientë të guximshëm!

Lifestyle

09/09/2021 15:42

Ka shumë ndryshime jo aq të mrekullueshme që vijnë me plakjen. Rrudhat, një metabolizëm më i ngadalshëm dhe problemet shëndetësore nuk duken tamam si gjërat më të mira.

Sidoqoftë, ekziston një pjesë e jona që nuk ka pse të ndryshojë ndërsa plakeni. Pavarësisht nga mosha, një prerje flokësh e mrekullueshme dhe e gjallë është e drejta juaj.

Mos mendoni se ju duhet t’i thoni lamtumirë dhe  flokët tuaj të gjatë të pranoni flokët gri.

Më poshtë keni disa modele fantastike:

Modeli bob klasik:

Është i thjeshtë, kërkon një mirëmbajtje që nuk ju merr shumë kohë dhe duken gjithnjë me stil.

Zgjidhni balluket:

Stilisti i famshëm Mitch Stone rekomandon balluket për çdo moshë, por veçanërisht për klientët e tij më të pjekur. Thyerja e një modeli me balluke është gjithmonë me stil dhe mund të plotësojnë çdo formë fytyre.

Mos kini frikë nga gjatësia:

Kur është fjala për modelin e flokëve, shumë prej nesh mendojnë se kur arrijnë një moshë mbi të 50-at duhet t’i shkurtojnë.  Jeff Stump, pronar i sallonit Artkiteks shpjegon: “Shumë njerëz mendojnë se duhet të kenë flokë të shkurtër ndërsa plaken. Kjo nuk është gjithmonë kështu; me të vërtetë varet nga struktura e flokëve dhe mënyra se si plaken flokët tuaj.”

Flokë super të shkurtër:

Nëse jeni gati për të hequr qafe një pjesë të gjatësisë suaj, stilistët thonë bëjeni! Stilisti i famshëm Mitch Stone është perfekt kur ka klientë të guximshëm! /Lajmi.net/