“M’kanë rrokë shufër nërsy të vajzës” – Vushtrriasi rrihet brutalisht nga fajdexhinjtë që thotë se duan t’ia marrin pronën

Një rast shumë i rëndë ka ndodhur ditëve të fundit në Vushtrri, ku një person thotë se u rrah brutalisht nga dy persona të maskuar para vajzës së tij. Liridoni Osmani i cili shihet në gjendje të rëndë nga plagët e marra, i tha Lajmi.net se ishte duke e dërguar vajzën në kopsht në momentin…

Lajme

23/05/2025 22:25

Një rast shumë i rëndë ka ndodhur ditëve të fundit në Vushtrri, ku një person thotë se u rrah brutalisht nga dy persona të maskuar para vajzës së tij.

Liridoni Osmani i cili shihet në gjendje të rëndë nga plagët e marra, i tha Lajmi.net se ishte duke e dërguar vajzën në kopsht në momentin kur u sulmua nga dy persona me shufër metalike.

Ai thotë se kjo rrahje i ka motivet tek një pronë që ai e ka blerë në vitin 2022 në qendër të qytetit të Vushtrrisë.

“Atë pronë e ka pasë dikush tjetër në shfrytëzim, e kemi bo pazarë në vitin 2022, kur e kanë pa qe e kam ble atë pronë, kta janë hi edhe e kanë shkru aty e bleme GG”, tha Osmani për lajmi.net.

Më poshtë rrëfimin e tij dhënë për Lajmi.net: