Mjeti i ri për dhurim gjaku nga Facebook mund të shpëtojë mijëra jetë

Pasi bëri paraqitjen e parë publike në SHBA. këtë verë me një mjet që i mundëson njerëzve të dhurojnë gjak në rast mungese, ekipi shëndetësor i rrjetit social 'Facebook' po zgjeron përpjekjet në mbarë vendin.

Auto & Tek

15/10/2019 13:55

Me fillim të kësaj jave, çdonjëri në kontinentin amerikan do të jetë në gjendje të markojë veten si dhurues gjaku në Facebook, njoftoi të martën ndërmarrja, transmeton lajmi.net.

Mjeti më parë ishte i disponueshëm vetëm për njerëzit në Nju Jork, Çikago, Uashington, Baltimore dhe San Francisko. Spitalet, bankat e gjakut dhe Kryqi i Kuq Amerikan do të jenë në gjendje të paraqesin kërkesa për gjak duke përdorur funksionin në fjalë.

Facebook ka thënë se më shumë se 500 njerëz janë shfaqur vullnetar për transfuzion gjaku, derisa gjiganti social testoi mjetin në SHBA.

Përfundimisht, kompania shpreson të shkojë drejt lejimit të organizatave që të kërkojnë gjak në çdo vend ku mjeti është funksional, tha ajo.

Tani për tani, pasi që infrastruktura nuk ekziston akoma për ta bërë një gjë të tillë, ata do të vazhdojnë të lejojnë përdoruesit individualë të bëjnë kërkesa në Bangladesh, Indi dhe Pakistan. /Lajmi.net/