Mjeku i propozon martesë gruas që e shpëtoi nga therja me thikë 32 herë

Një grua e cila shpëtoi mrekullisht pas therjes me thikë 32 herë nga ish-i dashuri i saj, ka marrë propozimin për martesë nga personi i cili ia shpëtoi jetën.

Fun

13/05/2015 17:41

Fundi i lumtur i Melissa Dohme erdhi në një fushë bejsbolli në Florida gjatë të hënës mbrëma. I dashuri i saj Cameron Hill, 40 vjeç, vrapoi drejt saj dhe ia prezantoi një top bejsbolli.

Në të, ai kishte shkruar “A do të martohesh me mua?”, transmeton Lajmi.net.

28997C4200000578-3078976-image-a-1_1431469619063

Dohme, 23 vjeçe, u befasua kur Hill vrapoi drejt saj dhe u ul në gjunjë për t’ia treguar topin e bejsbollit në të cilin i ishte shkruar propozimi për martesë.

Ajo tha ‘po’ pa hezituar dhe turma e njerëzve që ishte në fushë u mahnitën. Në janar të vitit 2012 Hill iu përgjigj thirrjes së 911 pasi i dashuri i Dohme e kishte therur atë me thikë 32 herë në fytyrë dhe qafë.

I dashuri i saj u dënua më pas me burgim të përjetshëm, pasi u deklarua fajtor për vrasje në tentativë në tetor të 2013-ës, transmeton Lajmi.net.

28997C3D00000578-3078976-image-m-9_1431469652651

Historia e saj është një tregim i mrekullueshëm i mbijetesës, pasi që ra në dashuri me mjekun i cili e shpëtoi atë nga ky sulm i tmerrshëm.

Hill tha se pamja e saj – e cila ishte përmbytur në gjak nga plagët e thikës në duar, krahë, fytyrë dhe kokë – ishte më e tmerrshmja që e kishte parë në gjithë karrierën e tij 17 vjeçare.

Një nervë e shkëputur ia kishte paralizuar pjesërisht anën e majtë të fytyrës së saj. Edhe pse mjekët nuk e dinin nëse ajo do të mund të buzëqeshte apo të ecte përsëri, ajo bëri një rikthim të mahnitshëm në jetë.

Ajo shpëtoi për të ndarë historinë e saj me të tjerët. Pas një udhëtimi në Evropë, ajo u kthye e vendosur për t’u bërë një infermiere. Gjatë qëndrimit të saj në spital Cameron ishte kujdesur shumë për të dhe ajo kishte kuptuar se tanimë kishte filluar të ndjente diçka për të.

Edhe Cameron i cili e shpëtoi atë nuk mund ta hiqte nga mendja e tij. Ai vendosi t’ia shprehë dashurinë asaj dhe kështu ata filluan të takoheshin. Që nga takimi i parë i tyre ata kanë qenë të pandashëm. Dohme e quan Hill-in “ëndrra” e saj.