Mjekët publikojnë fotografi të dështimit të operacioneve për mbjelljen e flokëve

Çmimet e ulëta për mbjellje të flokëve mund të jenë tërheqëse, por në disa fotografi të publikuara nga mjekët shihet se ky operacion nganjëherë mund të dështojë.

Lifestyle

23/03/2019 23:29

Mjekët kanë publikuar pamje të kokave të njerëzve, të cilët kanë udhëtuar në vende të ndryshme për t’iu nënshkruar operacionit për mbjellje të flokëve.

Fotografitë janë publikuar nga Shoqata Ndërkombëtare për Kirurgjinë e Rikthimit të Flokëve me qëllim që të shërbejnë si paralajmërim për rrezikun e këtyre operacioneve, të cilat nganjëherë kryhen nga njerëzit e pakualifikuar.

Në pamje shihen burra dhe gra që kanë pësuar lëndime nga operacionet. Kohëve të fundit, numri i njerëzve që i janë nënshtruar operacionit për mbjellje të flokëve është rritur për 181 për qind.

Shefi i kësaj shoqate, Dr.Ricardo Meija, tha se reklamat për këto operacione janë mashtruese sepse në to paraqiten mjekë profesionistë me përvojë të madhe. “Sidoqoftë, operacioni mund të jetë kryer nga dikush që nuk është i trajnuar në mjekësi”, tha ai.

 

“Kërkesat për mbjellje të flokëve janë shumë të mëdha. Ka raportime se edhe vozitësit e taksive dhe refugjatët sirianë i bëjnë këto operacione në disa shtete”, shtoi Meija. Për këtë arsye, shoqata që ai e udhëheq e ka nisur një fushatë vetëdijesimi për tregun e zi të këtyre operacioneve, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.