Mjekët paralajmërojnë ata që po e bëjnë këtë në TikTok

Mjekët po paralajmërojnë njerëzit që të mos aplikojnë krem ereksioni në buzët e tyre, pasi një përdorues tha se i bëri buzët e tija të duken më të mëdha.

Auto & Tek

26/01/2021 22:47

Një video virale, që është shikuar më shumë se 3 milionë herë, shfaq një person duke shpërndarë një krem – i cili përdoret për çrregullime me ereksion të penisit – nëpër buzët e tij.

“E pashë një film kohët e fundit dhe kjo vajza vendosi një krem ereksioni në buzët e saj dhe i bëri me të vërtetë të mëdha, kështu që desha ta provoj. Kam harruar emrin e filmit por ta provojmë”, thotë ai, para se ta vendosë kremin, transmeton Lajmi.net.

Disa minuta pasi e vendos kremin, ai thotë se buzët e tij tani duken më të mëdha por që duhet të presë edhe pesë minuta të tjerë. Ai më pas kthehet tre minuta më vonë dhe thotë se kremi po ia digjte buzët kështu që po e heq atë.

@jerrybmaldonadoIf you know what movie I’m talking about please tell me because I want to watch it again #beauty #lips♬ original sound – Jerry Mal

 

Ai e heq kremin dhe zbulon se buzët e tij tash janë edhe më të fryra dhe më të mëdha. Përderisa rezultatet janë mjaft impresive, mjekët paralajmërojnë se kremi nuk është i sigurt të përdoret në buzë, pasi mund të gëlltitet aksidentalisht. /Lajmi.net