Mjekët nuk e operojnë, arsyeja do t’ju habisë

Një burrë nga Tanzania nuk ka mundur të kryejë një operacion, pasi spitali i ka thënë se ishte shumë i gjatë.

Fun

17/11/2016 19:57

Baraka Elias që është i gjatë 2 metra e 20 centimetra, kishte lënduar ijën pas një rrëzimi dhe i nevojitej operacion, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë, mjekët në spitalin e Dar es Salaam, i kanë thënë se gjatësia e tij nuk përshtatej me krevatet që gjenden në spital.

Madje atij i kishin thënë se pajisjet X-ray, ishin të papërshtatshme për shkak të gjatësisë.

Elias, që thuhet të jetë njeriu më i gjatë në Tanzani, i ka thënë BBC, se doktorët tani po tentojnë që të gjejnë opsione se ku mund të trajtohet ai.

Ai është shprehur se shumë njerëz janë shokuar nga gjatësia e tij, mirëpo atij vetë ju duket “normale”.

gjatesia1