Miza në formë akrepi, insekti më interesant në botë

A keni parë ndonjëherë një akrep të fluturojë?

Fun

24/03/2019 18:38

Këto krijesa të çuditshme ekzistojnë, si dhe duken tamam sikur një akrep i vogël me krahë. Pavarësisht pamjes, këto krijesa nuk sillen si akrepat ose mizat, transmeton lajmi.net.

Madje, ato cilësohen si një ndër krijesat më pak të rrezikshme në botë.

Për një klasifikim më teknik, ajo i përket familjes së rendit Mecoptera, që në biologji njihet si Panorpidae.

Ka rreth 550 specie Mecoptera në mbarë botën, dhe speciet datojnë në mbi 250 milionë vjet më parë.

Ndonëse këto insekte janë të rralla për t’u parë, ato mund të gjenden në të gjithë botën, por janë më të zakonshme në zonat rurale dhe kanë një diversitet më të madh në Afrikë. /Lajmi.net/

YouTube player