Mitrovicë e Veriut: Policia nis hetimet pasi një burrë u gjet i vdekur në shtëpi
Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij mbrëmjen e së shtunës në Mitrovicën e Veriut. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Rrethanat e këtij rasti janë duke u hetuar nga autoritetet përkatëse. “Me…
Lajme
Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij mbrëmjen e së shtunës në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Rrethanat e këtij rasti janë duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/