MIT: Po vazhdojnë punimet në rrugën 6.7 kilometra që lidh Korishën, Kabashin dhe zonat përreth

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po përcjell nga afër vazhdimin e punimeve në projektin rrugor me gjatësi prej 6.7 kilometrash dhe vlerë investimi prej 4.1 milionë eurosh, i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe qasjes për banorët e Korishës, Kabashit dhe zonave përreth. Punimet po vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë, me synimin që kjo rrugë…

Lajme

21/10/2026 09:23

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po përcjell nga afër vazhdimin e punimeve në projektin rrugor me gjatësi prej 6.7 kilometrash dhe vlerë investimi prej 4.1 milionë eurosh, i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe qasjes për banorët e Korishës, Kabashit dhe zonave përreth.

Punimet po vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë, me synimin që kjo rrugë të ofrojë kushte më të mira të lëvizjes, të lehtësojë lidhjen ndërmjet vendbanimeve dhe të përmirësojë qasjen për qytetarët.

Realizimi i këtij projekti infrastrukturor pritet të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonës, si dhe në krijimin e mundësive më të mira për zhvillimin e turizmit në këtë pjesë të Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të vazhdojë të monitorojë nga afër ecurinë e punimeve deri në përfundimin e plotë të projektit, me qëllim të realizimit të tij sipas planifikimit të paraparë.