​Mbi 1 mijë e 600 gjoba në Ferizaj brenda një jave, 18 persona të lënduar në aksidente

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 606 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 12-18 tetor 2026, ndërsa ka pezulluar 30 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kësaj periudhe në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 23…

Lajme

21/10/2026 09:29

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 606 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 12-18 tetor 2026, ndërsa ka pezulluar 30 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kësaj periudhe në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 23 aksidente trafiku, prej të cilave 14 me lëndime trupore dhe nëntë me dëme materiale.

Si pasojë e aksidenteve, 18 persona kanë pësuar lëndime.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve, duke u bërë thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Po ashtu, policia ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrin 192.