Misteri i zgjedhjeve | Kë do ta përkrah në balotazh Driton Selmanaj?

Me 9 nëntor, qytetarët e Prizrenit do t’i drejtohen përsëri kutive të votimit, për të zgjedhur kreytarin e komunës për 4 vitet e ardhshme. Pasi në votimin e 12 tetorit nuk pati fitues absolut, dy kandidatë arritën të siguronin balotazhin: Shaqir Totaj i PDK-së dhe Artan Abrashi i VV-së, transmeton lajmi.net. Totaj mori 26,427 vota…

Lajme

29/10/2025 16:51

Me 9 nëntor, qytetarët e Prizrenit do t’i drejtohen përsëri kutive të votimit, për të zgjedhur kreytarin e komunës për 4 vitet e ardhshme.

Pasi në votimin e 12 tetorit nuk pati fitues absolut, dy kandidatë arritën të siguronin balotazhin: Shaqir Totaj i PDK-së dhe Artan Abrashi i VV-së, transmeton lajmi.net.

Totaj mori 26,427 vota apo 41.15 për qind. Kurse, Abrashi siguroi 19,375 vota apo 30.39 për qind.

I treti me vota doli Driton Selmanaj i LDK-së. Ai pati 6,686 vota apo 10.49 për qind.

Këtë të fundit e kontaktoi lajmi.net për ta pyetur se a ka pranuar oferta për koalicion nga Totaj apo Abrashi dhe nëse ka ndonjë marrëveshje eventuale me ndonjërin nga këta.

Por, ai vendosi ta lë ende mister këtë. Kjo ishte përgjigja e tij: “Me kohë do të keni përgjigjen edhe ju edhe qytetarët”.

I katërti në listë është Zafir Berisha i subjektit “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” me 3,123 vota apo 4.90 për qind.

Pas tij vijnë:

  • FURKAN BÜTÜÇI – KDTP – 2,459 vota apo 3.86 për qind
  • EMILIJA REXHEPI – NDS – 2,307 vota apo 3.62 për qind
  • BESNIK KRASNIQI – AAK – 2,214 vota apo 3.47 për qind
  • ALBULENA BALAJ HALIMAJ – NISMA SOCIALDEMOKRATE – 1,171 vota apo 1.84 për qind./lajmi.net/