Mish, verë e raki – Haziri tenton të arsyetohet për fotografinë me Lushtakun e Sylejman Selimin

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar për fotografinë në të cilën ai shihet i shoqëruar me disa zyrtarë të PDK-së, në një aheng mishi e pijesh.

Lajme

20/03/2019 09:30

E sipas postimit që ai e ka bërë sot në Facebook, thotë se ai është në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare, raporton lajmi.net.

Teksa thotë se se i vjen keq për nivelin e lajmeve, ai thotë se fotografia është bërë kohë më parë.

Sipas tij, fotot të tilla nxirren për qëllime të caktuara, dhe nga ata që i frikësohen unitetit të LDK-së.

Ky është postimi i Hazirit në Facebook:

Mirëmëngjes. Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës. Lutem qe te kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm. Gara e LDK do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK. Nuk mundeni me na thy. Frika e dikujtë që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa qe i frikohen unitetit të LDK! /Lajmi.net/