Mirsad Ndrecaj vrau tre policë maqedonas, gjatë dorëzimit të shokëve të tij (Foto)
Mirsad Ndrecaj i njohur si “Komandant NATO”, pjesëmarrës në përleshjen e armatosur në Kumanovë kishte varë tre policë maqedonas, derisa ata po afroheshin për të arrestuar disa nga shokët e tij të dorëzuar.

Lajme
Mediat maqedonase duke iu referuar burimeve të tyre në polici, shkruajnë se Ndrecaj në momentin kur po dorëzoheshin shokët e tij po qëndronte i fshehur, dhe kur ata ishin afruar ai kishte hedhur një bombë në drejtim të tyre, transmeton lajmi.net.
Nga shpërthimi i asaj bombe, thuhet të kenë mbetur të vdekur pjesëtarët e policisë maqedonase, Boban Ivanovik, Isamedin Osmani dhe Goran Ilievski.
Ndërsa pas kësaj policët maqedonas kishin filluar të shtinë në drejtim të Ndrecajt, duke arritur që ta vrasin atë. (lajmi.net)