Mirror: Man City prinë garën për Haaland

Sport

20/02/2022 12:59

Manchester CIty është skuadra që po prinë garën për kartonin e Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez do të largohet nga Borussia Dortmund gjatë merkatos së verës dhe gjasat janë të mëdha që ai të transferohet në ‘Etihad’.

‘Mirror’ raporton se Manchester City kanë avantazhin në garën për sulmuesin e Dortmund, përcjell lajmi.net.

Në garë për lojtarin janë edhe skuadra si Barcelona, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Liverpool. Klauzola e Haaland ka një shumë prej 92 milionë funteve për t’u paguar.

City veçse ka kontaktuar agjentin e lojtarit Mino Raiola, dhe besohet të jenë favoritët për kartonin e tij. /Lajmi.net/