Mirjeta Shala me fotosesion para lindjes së fëmijës së parë (Foto)

Miss Universe Kosova 2013/15, Mirjeta Shala e cila është në ditët e fundit të shtatzënisë, ka vendosur të bëjë një fotosesion.

ShowBiz

04/03/2017 19:01

Mirjeta është njëra prej modeleve më të suksesshme të Kosovës, e cila muajt e fundit ka pauzuar nga profesioni i saj ngase është në pritje të një fëmije, shkruan lajmi.net.

Modelja ka vendosur të shpërndajë një imazh në rrjetin social Instagram, nga fotosesioni i realizuar nga fotografi Fadil Berisha.

E fotografuar pranë partnerit të saj, Mirjeta dukej shumë bukur dhe në formë të mirë, vetëm se barku i kishte marrë formë. /Lajmi.net/