Mirënjohje për kontributdhënësit në sektorin minerar
Për t’i nderuar për kontributin e dhënë në sektorin minerar, ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka shpërndarë mirënjohje për personalitete të këtij sektori që kanë kontribuar si në sferën akademike, ashtu edhe në atë sektoriale.
Lajme
Gjatë fjalimit të ceremonisë së shpërndarjeve të mirënjohjeve, Lluka falënderoi pjesëmarrësit dhe tha se kontributi i tyre ka qenë faktor për zhvillim të vendit.
“Dua të shfrytëzoj rastin që t’ju falënderoj dhe t’ju tregoj që ju jam mirënjohës për kontributin tuaj të dhënë për sektorin minerar ndër vite. Ju, me kontributin tuaj, qoftë akademik apo ekonomik, keni avancuar edhe më tutje këtë sektor”, tha Lluka.
Ai gjithashtu dha mirënjohje për ish-drejtorët e përgjithshëm të kombinatit Trepça të cilët vepruan në formën më të mire të mundur duke kuptuar kushtet e vështira që kishin.
Gjatë këtij takimi, u përkujtuan dhe u ndanë mirënjohje edhe për kontributdhënësit të cilët nuk jetojnë më.
“Përmes këtyre mirënjohjeve, dua që emri i juaj dhe i atyre që nuk janë në mesin tone, të mbetet pjesë e historisë së sektorit minerar, për kontributin e dhënë gjatë viteve të ’70-ta, ’80-ta dhe ’90-ta, pa përjashtuar periudhën e pas luftës”, tha Lluka.
Kjo është lista e personave të cilëve u është dhënë mirënjohja për kontributin në sektorin minerar:
- Luljeta Pula Beqiri
- Ekrem Beqiri
- Minir Dushi
- Veli Deva
- Xhelal Orana
- Reshat Abrashi
- Jakup Nushi
- Nuhi Preteni
- Aziz Abrashi
- Burhan Kavaja
- Ibush Jonuzi
- Vahdet Pruthi
- Hashim Këpuska
- Shyqeri Kelemendi
- Sefedin Kastrati
- Bajram Shabani
- Dukaxhin Shala
- Hamid Nuredini
- Shaip Latifi
- Shkelzen Domi
- Nazmi Mikolovci
- Avni Dushi
- Fatmir Rizvanolli
- Engjull Mazreku
- Unberto Bytyqi
- Naip Zeka
- Shefki Isufi
- Jusuf Vula . /Lajmi.net/