Miratohet rekomandimi, njeriu i afërt me Vetëvendosjen emërohet në krye të televizionit të RTK-së
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së për emërimin e Rilind Gërvallës, në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së. Kësisoj Gërvalla parashihet të drejtojë RTK1, 3 dhe 4. “Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm…

Lajme
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së për emërimin e Rilind Gërvallës, në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së.
Kësisoj Gërvalla parashihet të drejtojë RTK1, 3 dhe 4.
“Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e Rilind Gervalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4)”,thuhet në njoftim.
Në kuadër të mbledhjes së sotme theksohet të jetë diskutuar edhe për zhvillime të tjera në RTK.
Ndryshe Gërvalla punon prej 23 vitesh në Radio Televizionin e Kosovës.
E afërsinë e tij me Lëvizjen Vetëvendosje e kishte bërë të ditur shpesh herë vetë Gërvalla.
Ai disa herë kishte publikuar fotografi në mbështetje të VV-së.
Vazhdimisht nga Shoqëria Civile është kërkuar që drejtori i Radio Televizionit të Kosovës të mos jetë i afërt me parti politike./Lajmi.net/