Miratohet drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028 nga Komisioni për Integrim Evropian
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, vazhdoi raportimin në Komisionin për Integrim Evropian, pas mbledhjes së zhvilluar të enjten e javës së kaluar. Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i draftit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) për periudhën 2024-2028, përmbajtjen e të cilit e prezantoi zëvendëskryeministri në fjalën hyrëse të tij. “Programi përmban 3…

Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, vazhdoi raportimin në Komisionin për Integrim Evropian, pas mbledhjes së zhvilluar të enjten e javës së kaluar.
Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i draftit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) për periudhën 2024-2028, përmbajtjen e të cilit e prezantoi zëvendëskryeministri në fjalën hyrëse të tij.
“Programi përmban 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së dhe bart në total 306 masa, prej të cilave 105 masa legjislative, 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare; 64 akte nënligjore dhe 201 masa zbatuese. Buxheti për zbatimin e Programit është gjithsej 56,043,856 euro, prej të cilave nga buxheti shtetëror do të ndahen 22,608,860 euro dhe nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro”, thuhet në njoftim.
Drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028, u miratua nga Komisioni për Integrim Evropian dhe i njëjti do të kalojë më tej për miratim në Kuvend.
Fjala e plotë e Bislimit:
Në vijim më lejoni të prezantoj para jush Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028, të miratuar nga Qeveria më 2 prill.
Përmbajtja e Programit:
· 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis;
Përmbajtja e Programit:
· 306 masa:
o 105 masa legjislative:
§ 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare;
§ 64 akte nënligjore;
o 201 masa zbatuese.
Buxheti për zbatimin e Programit:
· Gjithsej 56,043,856 euro:
o Nga buxheti shtetëror – 22,608,860 euro;
o Nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro;
o Derisa për këtë dokument nuk ka vakum buxhetor.
Masat afatshkurtra janë të ndërlidhura dhe në harmoni me:
· Konkluzionet e strukturave institucionale të MSA-së;
· Programin për Reforma Ekonomike 2024 – 2026;
· Planin Kombëtar për Zhvillim, dhe
· Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024.
Meqë janë me rëndësi për punën e Kuvendit, në PKIE janë planifikuar këto projektligje (përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare) për këtë vit:
· PL për plotësim-ndryshim të ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimi i tyre me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, faza e tretë;
· PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura;
· PL për inspektimin e përputhshmërisë së produkteve;
· PL për prokurimin publik (plotësim-ndryshim);
· PL për partneritetin publiko-privat (plotësim-ndryshim);
PL për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim (plotësim-ndryshim);
· PL për shoqëritë tregtare;
· PL për ndihmën shtetërore (plotësim-ndryshim);
· PL për bankat;
· PL për komunikimet elektronike;
· PL për agroturizëm;
· PL për tokën bujqësore;
· PL për veterinarinë;
· PL për peshkatarinë dhe akua-kulturën;
· PL për automjete;
· PL për patentë shofer;
· PL për hekurudha;
· PL për transportin rrugor;
· PL për transportin e mallrave të rrezikshme;
· PL për siguri hekurudhore;
· PL për energji;
· PL për energjinë elektrike;
· PL për Rregullatorin e Energjisë;
· PL për efiçiencën e energjisë;
· PL për të drejtën në gjykim brenda kohës së arsyeshme;
· PL për Gjykatën Administrative;
· PL për plotësim-ndryshim të ligjit për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve;