Miratohet buxheti i vitit 2025 në Shqipëri
Projektbuxheti i vitit 2025, i diskutuar prej 48 orësh në sallën e Kuvendit të Shqipërisë u miratua në parim me 75 vota pro, 40 kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim. Buxheti i vitit 2025, është 2 herë më i lartë se ai i vitit 2013, me një total…
Lajme
Projektbuxheti i vitit 2025, i diskutuar prej 48 orësh në sallën e Kuvendit të Shqipërisë u miratua në parim me 75 vota pro, 40 kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim.
Buxheti i vitit 2025, është 2 herë më i lartë se ai i vitit 2013, me një total prej rreth 8.2 miliardë euro. Sipas parashikimeve, rritja ekonomike pritet të jetë 3.9%. Kjo rritje do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat ashtu edhe nga investimet totale në ekonomi. Turizmi po ashtu do ketë një rol të rëndësishëm.
Borxhi Publik pritet të reduktohet nga 55.8% të PBB nga 56.3% dhe një raporti produktiv midis huamarrjes totale neto të buxhetit dhe shpenzimeve kapitale të qeverisë qendrore, duke realizuar një balancë korente pozitive prej 3.6% të PBB-së.
Sipas parashikimeve në buxhet, në fund të vitit 2024 pritet që papunësia të shkojë në nivelin 10.2%, dhe për vitin 2025 parashikimet janë që norma e papunësisë të zbresë në 9.8% të forcës aktive për punë.
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025, parashikohen në masën 754.6 miliardë lekë ose 28.8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 40.6 miliardë lekë më shumë