Miqtë ia plotësojnë amanetin regjisorit Dhimitër Orgocka, varroset me ceremoninë siç ua kërkoi
Dhimitër Orgocka kishte lënë një amanet për miqtë e tij.
ShowBiz
Regjisori dhe aktori i njohur shqiptar Dhimitër Orgocka u nda nga jeta pak ditë parë në moshën 84-vjeçare si shkak i një hemorragjie cerebrale, shkruan lajmi.net.
Ndërsa miku i tij Namik Dokle përmes një postimi në Facebook tregoi se ai kishte lënë një amanet për miqtë e tij.
Dhimitër Orgocka deshi që ai të përcillej me një kaba me të qarë.
“POROSIA E FUNDIT E DHIMITËR ORGOCKËS: Më përcillni me nje kaba me të qarë…” Miqtë ia plotësuan amanetin…”, shkruan ish deputeti Namik Dokle./Lajmi.net/