Minjtë “bastisin” zyrat qeveritare në Paris, qeveria “punëson” mace
Parisi nuk është i njohur vetëm si qyteti ku ndodhet Kulla Eiffel, por edhe për problemin e tij shumë serioz me minjtë.
Fun
E tani, brejtësit janë shfaqur e kanë ndërtuar shtëpi edhe në ndërtesa qeveritare, duke i bërë zyrtarët të zhvillojnë reflekset e tyre “prej maceje”.
Ministria e Brendshme dhe zyrat e zëdhënësit të Qeverisë, Christophe Castaner, kanë qenë dy ndërtesat kryesore të pushtuara nga minjtë, transmeton Top Channel.
Pas tyre, të njëjtin fat pati edhe Ministria franceze e Punëve të Jashtme, por kjo e fundit duket se e ka gjetur zgjidhjen: Ka punësuar dy mace, të cilat do të enden në të gjithë godinën për të shfarosur vizitorët e padëshiruar.
Dy macet janë quajtur Nomi dhe Noe, në nder të Mbretit të parë të Bretanjës, Nominoe.
Që prej vitit 2016, zyrtarët e qytetit kanë ndërmarrë një seri masash për të luftuar fluksin e pazakontë të minjve në Paris.