Ministria e Mjedisit: Muri në veri po ndërtohet sipas marrëveshjes

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka reaguar pas deklarimeve në opinion se muri i ri në veri të lumit Ibër është më i lartë sesa që parashihet në marrëveshjen e 5 shkurtit.

Lajme

30/03/2017 15:10

Sipas kësaj Ministrie, lartësia e murit është sipas marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës me përfaqësuesit serbë e nënshkruar më u shkurt të këtij viti, shkruan lajmi.net.

“MMPH në bashkëpunim me autoritetet lokale gjatë tërë kohës ka bërë monitorimin e procesit të realizimit të punimeve sipas projektit gjegjësisht Marrëveshjes së 5 shkurtit 2017. Gjendja aktuale dhe lartësia e murit janë në përputhje të plotë me marrëveshjen. Po ashtu vlen të theksohet se Inspektorat e MMPH-së në bashkëpunim me autoritetet lokale kanë qenë dhe do të jenë në monitorim të vazhdueshëm gjatë tërë procesit të ndërtimit dhe deri me tani nuk asnjë devijim nga plani i dakorduar”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mjedisit.

Më tej, kjo Ministri thotë se gjithnjë do të jetë e hapur për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Projektin e sheshit në Mitrovicë dhe se të gjitha raportet e Inspektoratit janë publike. /Lajmi.net/