Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë jep detaje për tërmetin e fundit
Ministria e Mbrojtjes informon se termeti që lekundi vendin në 17:03 ishte ne magnitudë 4.3 i shkalles rihter, 9 km në veri të Durrësit.
Lajme
Termeti është ndjerë në Tiranë, Durrës, etj.
Më herët bazuar në të dhenat paraprake, u raportua se termeti ishte me magnitudë 4.74 i shkallës Richter me epiqendër Marikajn në Vorë.
Tërmeti ka shkaktuar panik tek banorët e pallateve të larta në Tiranë dhe Durrës, të cilëve iu është rikujtuar tmerri i 26 nëntorit. Shumë prej banorëve kanë dalë tani nga shtëpitë.