Ministria e Infrastrukturës njofton për bllokimin e kësaj rruge

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se rruga nga fshati Lum i Madh deri në fshatin Maxhunaj do të jetë e mbyllur për qarkullim për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm.

Lajme

01/12/2021 17:26

Sipas njoftimit të MI-së, bllokimi i rrugës do të bëhet sonte prej orës 23:00 deri në orën 03:00, transmeton lajmi.net.

Ministria ju ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj kohe të shfrytëzohen rrugët alternative regjionale.|

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë që sonte prej orës 23:00 deri në orën 3:00, rruga nga fshati Lum i Madh, deri në fshatin Maxhunaj, do të jetë e bllokuar për qarkullim për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm.Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të shfrytëzoni Rrugën alternative Regjionale R220: Mitrovicë – Frashër – Bukosh – Druar – Mihajliç – Prilluzh ose Obiliq dhe anasjelltas.