Ministria për Familjen del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët përfitues të subvencionit për energji elektrike

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka njoftuar se që nga nesër qytetarët që kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor dhe janar, si dhe të gjithë përfituesit për muajin shkurt, do të mund të përfitojnë subvencionin direkt në faturat e tyre. Ky subvencion vjen në kuadër…

Lajme

18/03/2026 15:28

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka njoftuar se që nga nesër qytetarët që kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor dhe janar, si dhe të gjithë përfituesit për muajin shkurt, do të mund të përfitojnë subvencionin direkt në faturat e tyre.

Ky subvencion vjen në kuadër të Programit për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme.

“Ky program ka për qëllim të ofrojë lehtësim në shpenzimet për energji elektrike për familjet më në nevojë, në mënyrë që familjet e cenueshme të mund të përballojnë më lehtë kostot e konsumit të energjisë”, ka njoftuar kjo Ministri. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: