Ministria e Ekonomisë e shtyn deri më 7 nëntor afatin për fazën e dytë të subvencionimit të efiçencës së energjisë

Ministria e Ekonomisë njofton se afati për fazën e dytë për aplikantët e parakualifikuar në fazën e dytë për subvencionim të efiçencës së energjisë do të zgjatet deri më 7 nëntor. Kështu është bërë e ditur nga kjo ministri me anë të një komunikate për media, duke thënë se zgjatja e afatit ka ndodhur si…

Lajme

25/10/2022 14:20

Ministria e Ekonomisë njofton se afati për fazën e dytë për aplikantët e parakualifikuar në fazën e dytë për subvencionim të efiçencës së energjisë do të zgjatet deri më 7 nëntor.

Kështu është bërë e ditur nga kjo ministri me anë të një komunikate për media, duke thënë se zgjatja e afatit ka ndodhur si rezultat i kërkesave të aplikantëve, shkruan lajmi.net.

“Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në Fazën 2”, thuhet në komunikatë.

“Ministria fton të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në fazën e parë, që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit”, thuhet ndër të tjera. /Lajmi.net/