Ministria e Arsimit sqaron se licencimi i çerdheve private është në kompetencë të saj

Ministria e Arsimit të Shkencës sqaron se licencimi i Institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private ) është kompetencë e saj

Lajme

04/08/2020 13:47

Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit thuhet se procedurat e licencimit kërkojnë edhe pjesëmarrjen e disa institucioneve publike si Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna përkatëse.

Tutje MASH bënë të ditur se bazuar në legjislacionin në fuqi, procedurat për licencim janë të ndërlidhura edhe me dhënien e pëlqimit të Institucioneve të tjera publike, nga pëlqimi i të cilave varet pajisja me licencë IEAPP-ve nga ana e MASH.

“Kjo nënkupton se nëse Institucioni përkatës kompetent nuk e jep pëlqimin për plotësimin e kushteve higjienike-sanitare dhe pëlqimin për sigurim nga zjarri, IEAPP-të nuk mund t’i nënshtrohen tutje procedurave të licencimit.” thuhet në njoftimin e MASH.