Ministri Murati: Kemi pranuar 50 milionë euro nga Komisioni Evropian

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është sot Kosova ka pranuar një transaksion prej 50 milionë eurove nga Komisioni Evropian.

Lajme

01/06/2021 16:00

Murati ka shkruar në Facebook se kjo është bërë në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Mikro-Financiare.

“Pas plotësimit të të gjitha parakushteve, sot kemi pranuar transhin e dytë prej 50 milionë eurove nga Komisioni Evropian, në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Makro-Financiare”, ka shkruar Murati.

Murati thotë se këto mjete financiare do të ndihmojnë në luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.“Këto mjete do të na ndihmojnë në luftën ndaj pandemisë dhe për një rimëkëmbje ekonomike të shpejtë e të qëndrueshme”, ka shkruar Murati.