Ministri kroat: Kosova është çelësi i sigurisë, prania e trupave amerikane tepër e rëndësishme

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan, Anushiq, ka takuar zv.ndihmëssekretarin amerikan për Mbrojtjen e Politikave Evropiane dhe të NATO-s, David Baker, e me të cilin ka folur edhe për Kosovën, në kuadër të margjinave të Konferencës së Sigurisë në Munih. Anushiq ka thënë se prania e trupave amerikane në KFOR është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe…

Lajme

15/02/2025 18:09

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan, Anushiq, ka takuar zv.ndihmëssekretarin amerikan për Mbrojtjen e Politikave Evropiane dhe të NATO-s, David Baker, e me të cilin ka folur edhe për Kosovën, në kuadër të margjinave të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Anushiq ka thënë se prania e trupave amerikane në KFOR është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se Kosova është çelësi i sigurisë për Evropën juglindore.

“U takova me Ndihmësin Special të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së për Politikat Evropiane dhe NATO-n, David Baker. Në veçanti, theksova se ju jeni çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore – Kosovë, se prania amerikane përmes KFOR-it është jashtëzakonisht e rëndësishme. Gjithashtu theksova se Kroacia është thellësisht e përkushtuar për pajisjen dhe modernizimin e ushtrisë kroate, së bashku me aleatin tonë. Ne po pajisim Forcat e Armatosura me sistemet raketore Bradley, Black Hawks dhe Himars”, ka thënë Anushiq.