Ministri Krasniqi nesër takon homologun e tij nga Shqipëria
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të pres nesër në takim homologun e tij nga Republika e Shqipërisë, Edmond Panariti.

Lajme
Zyra për Komunikim me Publikun pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet një njoftimi për media bënë të ditur se takimi do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në ora 11:15, transmeton lajmi.net.
Ministri Memli Krasniqi dhe Ministri i Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, pas takimit, në objektin e MBPZHR-së do zhvillojnë edhe një konferencë për shtyp. /lajmi.net