Ministri i Punëve të Brendshme të RMV-së: Mjetet piroteknike i kishin sjellë bendi muzikor

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se mjetet piroteknike, prej të cilave dyshohet se ka nisur zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, u sollën në objekt nga bendi “DNK”. Sipas tij, personi i angazhuar për të njëjtat, ka ndërruar jetë. Ministri i Shëndetësisë,…

Lajme

17/03/2025 12:26

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se mjetet piroteknike, prej të cilave dyshohet se ka nisur zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, u sollën në objekt nga bendi “DNK”.

Sipas tij, personi i angazhuar për të njëjtat, ka ndërruar jetë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Tadavari deklaroi sot se 84 pacientë po trajtohen nëpër klinikat e Shkupit dhe 51 pacientë janë dërguar jashtë vendit.

Taravari tha se gjendja e pacientëve të hospitalizuar në Klinikat e vendit është relativisht stabile.