Ministri i mbrojtjes i BeH: Mendoj se të gjitha problemet në Ballkan po ndodhin falë Vuçiqit dhe Dodikut
Nuk ka shkelje serioze të situatës së sigurisë, as drejtuesit e policisë dhe agjencive të inteligjencës, të cilët, sipas Kushtetutës dhe ligjit, kujdesen për sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk e kanë idenë se mund të ketë ndonjë gjë që rrezikon seriozisht rendin kushtetues dhe ligjor të Bosnjë-Hercegovinës apo sigurinë e qytetarëve në Bosnje dhe…

Lajme
Nuk ka shkelje serioze të situatës së sigurisë, as drejtuesit e policisë dhe agjencive të inteligjencës, të cilët, sipas Kushtetutës dhe ligjit, kujdesen për sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk e kanë idenë se mund të ketë ndonjë gjë që rrezikon seriozisht rendin kushtetues dhe ligjor të Bosnjë-Hercegovinës apo sigurinë e qytetarëve në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, Zukan Helez, ministër i Mbrojtjes i Bosnjë-Hercegovinës, duke vlerësuar situatën aktuale të sigurisë në vend.
Deklarata e tij vjen shtatë ditë pasi Asambleja e Republika Sërpskas miratoi disa ligje antikushtetuese dhe pas vendimit të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës kundër Milorad Dodikut për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Helez fajëson Dodikun dhe presidentin serb Alleksandar Vuçiq për situatën aktuale politike, por i përgjigjet edhe një pyetjeje në lidhje me informacionin e tij se presidenti i RS do të “ikje” nga BeH pas vendimit.
“Ajo që po bën Millorad Dodiku, ne të gjithë e shohim, madje edhe laikët, nuk po shkon në drejtimin e duhur, se ai po përpiqet të veprojë në mënyrë antikushtetuese, se po sulmon Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës”.
Pjesë nga intervista:
REL: Lideri i NATO-s Mark Rutte do të mbërrijë në Bosnje dhe Hercegovinë të hënën. Më thoni, a është rënë dakord për këtë vizitë para apo pas ngjarjeve në Parlamentin e Republikës Sërpska, pra pas vendimit ndaj zotit Dodik?
Helez: Shiko, ne kishim lobuar më herët që të kishim takime midis disa zyrtarëve nga Bosnja dhe Hercegovina dhe zotit Rutte, por kjo vizitë ndoshta u përshpejtua tani nga ngjarjet brenda Bosnjë-Hercegovinës dhe lëvizjet e Milorad Dodikut. Pra do të dëgjojmë mesazhe të qarta nga liderët e Aleancës së NATO-s.
Dhe, në të kaluarën, kur kam pasur takime me liderët e NATO-s, ata gjithmonë binin dakord se nuk do të lejonin kurrë asnjë lloj vakumi sigurie në BeH. Në fund të fundit, nëse EUFOR nuk mund të vendosë paqen, rendin dhe sigurinë në BeH, atëherë NATO është e detyruar ta rishikojë atë.
REL: Sa të rëndësishme janë, apo do të jenë këto mesazhe, në këtë kontekst politik në BeH?
Helez: Mendoj se të gjitha problemet këtu në Ballkan po ndodhin falë Vuçiqit dhe Dodikut.
REL: Në çfarë e bazoni këtë?
Helez: Të gjithë e dinë këtë dhe është e qartë për këdo që nuk është i përfshirë në politikë. Vuçiqi po dikton te populli pro-serb gjatë gjithë kohës në Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, madje përpiqet ta bëjë këtë edhe në Kroaci.
Problemet që janë aktualisht në Serbi, pra nuk ka asnjë lidhje me Bosnje dhe Hercegovinën, i patë dje, keni qenë dëshmitarë të asaj që po ndodh në Parlamentin e Republikës serbe (Serbi), mendoj se do të ishte më mirë për popullin serb në Serbi dhe për popullin ortodoks në Bosnje dhe Hercegovinë që ata dy burra të japin dorëheqjen.
REL: Tani që thoni fjalë të tilla, a nuk ju duket se kjo në njëfarë mënyre po ndërhyn në situatën e brendshme politike në Serbi?
Helez: Shikoni, unë mbështes një Serbi demokratike. Kjo është e drejta ime si qenie njerëzore. Vetëm një i verbër nuk e sheh se ka një problem atje.
REL: Ky është qëndrimi juaj personal apo qëndrimi i ministrit të Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës?
Helez: Ky është mendimi im personal dhe mendoj se me rënien e Vuçiqit, edhe Dodiku do të largohet nga skena politike. /REL