Ministri i Mbrojtjes: Fitoret ndaj Serbisë nuk do t’i ndalim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, me rezultat 3-2. Mehaj ka thënë se me futbollistët Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin janë krenar i gjithë kombi shqiptar. “Ushtarët” tanë në formacion të Zvicrës! Fitorja e Zvicrës është fitore e jona, prandaj le të festojmë të gjithë le të festojmë…

Lajme

02/12/2022 23:50

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, me rezultat 3-2.

Mehaj ka thënë se me futbollistët Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin janë krenar i gjithë kombi shqiptar.

“Ushtarët” tanë në formacion të Zvicrës! Fitorja e Zvicrës është fitore e jona, prandaj le të festojmë të gjithë le të festojmë së bashku. Sonte punën e kryen “ushtarët” tanë në formacion të Zvicrës”, ka shkruar Mehaj.

“Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, gjithë kombi krenar me karakterin tuaj luftarak. Fitoret ndaj Serbisë nuk do t’i ndalim!”.