Ministri Hoti paralajmëron departament të veçantë për politikat e vlerave të luftës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka shpallur të mërkurën konkurs për pozitën e Avokatit të Popullit. Gjatë raportimit para këtij komisioni, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka prezantuar fushëveprimtarinë e ministrisë që ai udhëheq. Sipas Hotit, ministria përfshin Inspektoratin Qendror të Punës, Agjencinë e Punësimit dhe skemat sociale,…
Lajme
Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka shpallur të mërkurën konkurs për pozitën e Avokatit të Popullit.
Gjatë raportimit para këtij komisioni, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka prezantuar fushëveprimtarinë e ministrisë që ai udhëheq.
Sipas Hotit, ministria përfshin Inspektoratin Qendror të Punës, Agjencinë e Punësimit dhe skemat sociale, duke u angazhuar në hartimin e politikave dhe monitorimin e shërbimeve sociale.
Ai ka theksuar se ministria mbulon edhe sektorin e familjes si dhe çështjet që lidhen me vlerat e luftës çlirimtare.
Hoti bëri të ditur se është planifikuar krijimi i një departamenti të veçantë për hartimin e politikave në fushën e vlerave të luftës.