Ministri Bytyqi kërcënon punëtorin e tij, denoncohet në polici

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqyi, e ka kërcënuar një zyrtar të lartë të kësaj ministrie ditën e djeshme e për këtë ai është denoncuar në polici.

Lajme

06/06/2019 16:55

Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Integrime evropiane, koordinim të politikave dhe çështje ligjore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ferit Idrizi gjatë ditës së sotme e ka denoncuar ministrin, Shyqiri Bytyqi për kërcënim.

Mosnënshtrimi i një dokument kishte bërë që Idrizi të kërcënohej nga ministri Bytyqi, për të cilin Idrizi thotë se ishte dokument i jashtëligjshëm.

Idrizi për lajmi.net ka treguar se gjatë ditës së mërkurën është kërcënuar fizikisht nga ministri Bytyqi.

“Sot e kam denoncuar rastin në polici. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite, ku ministri më ka kërcënuar fizikisht sepse nuk e kam nënshkruar një dokument të jashtëligjshëm”, ka thënë Idrizi.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me zyrtarë të MASHT-it, por që kanë thënë se do të dërgojnë një komunikatë për këtë rast. /Lajmi.net/