Mobilizim i plotë në testin e maturës
Pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore për të gjithë maturantët ka filluar dhe po mbahet në të gjitha Komunat e Kosovës dhe po vëzhgohet nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, drejtorisë komunale dhe rreth 3000 administrues nëpër shkolla.

Lajme
Kështu ka thënë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, gjatë vizitës në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” .
Ai tha se është test i vlerësimit kombëtar, ku janë të mobilizuar për të vëzhguar punën e 32 mijë maturantëve, në mënyrë që të kemi një maturë kredibile dhe të besueshme.
Drejtori i shkollës, Azem Jaha, është shpreh i kënaqur që çdo gjë po shkon sipas rregullave dhe në mënyrë korrekte. Me ketë rast ne vizitë doli edhe drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbrie Nagavci, e cila tha se në komunën e Prishtinës janë nënshkruar 4795 maturant në 22 shkolla të mesme.