Ministri Avdullah Hoti zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Rahovec (Video)
Edhe dega e LDK-së në Rahovec zhvilloi procesin e brendshëm zgjedhor.

Lajme
Kandidat për të parin e degës në Rahovec ishte edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti, kurse kundërkandidat e pati Ibrahim Kryeziun, kryetarin e deritanishëm.
Pas procesit të votimit, kryetar i degës u zgjodh Avdullah Hoti me 56 vota, ndërsa Kryeziu mori 46 vota.
Në këtë kuvend zgjedhor, Lidhja Demokratike në Rahovec zgjodhi edhe kryesinë e re, si dhe delegatët nga kjo komunë që do të marrin pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, transmeton Klan Kosova.
