Ministri Aliu jep detaje çka ndodhi me linjën ajrore që ateroi në Beograd, anipse planifikohej të vinte në Prishtinë
Një fluturim që po bëhej nga Hamburgu pë bë Prishtinë nuk shkoi siç duhet. Udhëtarët u desh që shkaku i problemeve teknike të aeroplanit të detyrohen që të ndalohen në Beograd. Sipas ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, kompania përgjegjëse më pas ka siguruar një udhëtim tjetër në Koln të Gjermanisë, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë:…
Lajme
Një fluturim që po bëhej nga Hamburgu pë bë Prishtinë nuk shkoi siç duhet. Udhëtarët u desh që shkaku i problemeve teknike të aeroplanit të detyrohen që të ndalohen në Beograd.
Sipas ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, kompania përgjegjëse më pas ka siguruar një udhëtim tjetër në Koln të Gjermanisë, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Informatë në lidhje me fluturimin e sotëm Hamburg – Prishtinë (Flt.EW5704)
Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd.
Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) i cili ka marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku pritet të aterrojë rreth orës 00:45 pas mesnatës.
Autoritetet shtetërore të Kosovës në kordinim me aeroportin e Prishtinës kemi qenë në komunikim dhe kordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim.
Fluturimi i udhëtarëve për në Kosovë do të organizohet menjëherë më tutje nga operatori ajror sipas procedurave te aplikuara në raste të tilla.
Informata me të detajuara në lidhje me rastin do të marrim nga operatorin Eurowings në ditët në vijim./Lajmi.net/