Mini Cooper i ri që po “lë në baltë” shumë vetura të tjera

Vetura në fjalë mund të jetë Mini Cooper-i më i shpetjë, që është prodhuar ndonjëherë.

Auto & Tek

26/06/2019 10:44

Kalimin në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, nuk kanë arritur shumë makina të vogla ta përfundojnë për më pak se tetë minuta, transmeton lajmi.net.

Renault Sport Megane Trophy-R e ka kaluar për 7:40, Honda Civic Type R 7:43.8, Volkwagen Golf GTI Clubsport S 7:47.19 dhe Seat Leon Cupra për 7:58.4 janë përfundimet tjera.

Në pistën e garave ka hyrë edhe Mini John Cooper Works, që ka arritur ta kalojë pistën në fjalë për 8 minuta e 23 sekonda, derisa raportohet se modeli i ri, do ta kalojë për një minutë më shpejtë.

Mini Cooper i Ri që do të shfaqet gjatë fundjavës gjatë një gare, për të treguar potencialitetin e tij. /Lajmi.net/

YouTube player