Mingueza pozitiv me COVID-19

Oscar Mingueza është infektuar me koronavirus.

Sport

28/04/2022 12:54

Skuadra e Barcelonës ka bërë të ditur se një prej lojtarëve të skuadrës ka rezultuar pozitiv me COVID-19, përcjell lajmi.net.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Oscar Mingueza.

“Oscar Mingueza ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lojtari është me shëndet të mirë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mingueza tashmë i është nënshtruar protokollit anti-COVID të La Liga dhe autoriteteve spanjolle. /Lajmi.net/