Mimoza Shkodra ia fshinë nga ‘Youtube’ këngën Marinit, shkak të drejtat autoriale
Duket se projekti i fundit i Marinit, është kthyer në “mollë sherri” mes tij dhe Mimoza Shkodrës. ‘Unaza”, bashkëpunimi me Cricket është rikrijim i këngës “Ndarja” të Mimoza Shkodrës, shkruan lajmi.net. Me t’u publikuar ky projekt është fshirë nga ‘Youtube’, për shkak të sistemit për të drejtat e autorit. Pas kësaj, Marini ka reaguar me…

ShowBiz
Duket se projekti i fundit i Marinit, është kthyer në “mollë sherri” mes tij dhe Mimoza Shkodrës.
‘Unaza”, bashkëpunimi me Cricket është rikrijim i këngës “Ndarja” të Mimoza Shkodrës, shkruan lajmi.net.
Me t’u publikuar ky projekt është fshirë nga ‘Youtube’, për shkak të sistemit për të drejtat e autorit.
Pas kësaj, Marini ka reaguar me një sqarim për fansat.
“Une me Cricket jemi shumë të gzum që kemi mujt me finalizu me sukses projektin. Gjonat e tjera kalojnë në Organet e të Drejtave Autoriale. Deri atëherë ju don Marini”, ka shkruar ai.
Në anën tjetër Mimoza Shkodra ka ironizuar me reperin, teksa ka shpërndarë në profilin e saj projektin e dikurshëm.
“Eh koha kur nuk ka pas Autotune shijone”, ka shkruar këngëtarja duke “thumbuar” hapur reperin.
Ndryshe, projekti i Marinit duket se u ka pëlqyer publiket, si dhe po qarkullon nëpër rrjete sociale e ‘Youtube’ ani pse është fshirë./Lajmi.net/