Milot Rashica rikthehet në stërvitje te Werderi
Ylli i Kosovës, Milot Rashica i është bashkuar skuadrës gjermane Werder Bremen në stërvitje.
Sport
Kosovari këtë edicion nuk ka qenë në formën e duhur shkaku i lëndimeve, derisa lëndimi i fundit e mbajti për një kohë të gjatë, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, Werderi përmes një postimi në Twitter ka zbuluar se Rashica ka harruar lëndimin dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje.
? Rein in die Trainingswoche. ? #b04svw#Werder pic.twitter.com/q6wtd3hKqD
— SV Werder Bremen (@werderbremen) January 5, 2021
Mbetet të shihet nëse Rashica do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Werderit./Lajmi.net/