Milot Rashica rikthehet në stërvitje me Werder Bremen

Milot Rashica është rikuperuar nga lëndimi dhe është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën e tij Werder Bremen.

Sport

13/10/2020 11:29

Asi kosovar ishte pothuajse i larguar nga Werder në këtë afat kalimtar të verës, por në fund asgjë nuk u finalizua.

Rashica mungoi edhe në ndeshjen vendimtare të Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, në lëndimin që pësoi ndaj Moldavisë në muajin shtator, shkruan lajmi.net.

24-vjeçari tani është rikthyer në stërvitje me grupin dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Freiburg të shtunën.

Megjithatë, futbollisti nga Vushtrria pritet qysh në muajin janar të tentojë sërish largimin nga klubi gjerman. /Lajmi.net/