Milot Rashica reagon pas kualifikimit në gjysëmfinale
Me rezultat minimal, 1-0, Werder Bremen kanë arritur të kualifikohen në gjysëmfinalen e Kupës së Gjermanisë.
Sport
Osako shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, kur arriti që në minutën e 41-të t’i jap epërsinë klubit, përcjell lajmi.net.
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka nisur ndeshjen nga minuta e parë, mirëpo u zëvendësua në minutën e 70.
“Në gjysmëfinale. Ishte një luftë e fortë, por ia dolëm”, ka shkruar Rashica në rrjetin e tij zyrtar në twitter.
Werder Bremen në gjysmëfinale do të luajë ndaj RB Lepizig./Lajmi.net/
▶️ H A L B F I N A L E ! ???⚽ It’s been a hard fight, but we did it! ?? #MR7 @DFB_Pokal @werderbremen pic.twitter.com/VNJ73FbGn0
— Milotrashica (@milotrashica) April 7, 2021