Milito kthehet në Racing Avellaneda

Diego Milito i ka dhënë fund eksperiencës evropiane. Sulmuesi argjentinas u largua nga Interi dhe është kthye në ekipin Racing Avellaneda, tek i cili ishte 

Sport

19/06/2014 16:59

Diego Milito është përshëndetur përfundimisht me futbollin evropian, pasi fitoi pothuajse gjithçka në Kontinentin e Vjetër.

Sulmuesi argjentinas është rikthyer në atdhe, respektivisht ekipin Racing Avellaneda, ku ishte rritur si futbollist.

Ish futbollisti i Zaragozës, Genoas dhe Interit, përmes uebfaqes zyrtare të klubit të ri, ka treguar se ndihet i lumtur që iu bashkua Racingut, duke e realizuar ëndrrën e tij.

Milito ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmime klubin nga Avellaneda. 35 vjeçari ka lënë gjurmë në Evropë.