Milionëshi i parë për “Lujmi krejt” nga Adrian Gaxha dhe Onati
Një projekt i ri këto ditë është publikuar nga Adrian Gaxha dhe Onati.

ShowBiz
Kënga e dyshes mban titullin “Lujmi krejt” dhe vjen e vizuelizuar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.
Projekti është version i ri i këngës “Lujmi lujmi”, e kënduar nga disa prej artistëve shqiptar, por që i është përshtatur shumë Adrianit dhe Onatit.
Vetëm katër ditë nga publikimi, kënga ka arritur të kap shifrën e parë prej 1 milion klikimesh në kanalin YouTube.
Këtij suksesi padyshim që më së shumti i janë gëzuar dy autorët e këngës, të cilët përmes rrjeteve socialem kanë falënderuar fansat për përkrahjen. /Lajmi.net/
