Milik “fluturon” dhe gjuan penalltinë më të dobët të sezonit

Skuadra e Juventusit e pati një mundësi të artë ta barazonte rezultatin ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A. Në minutën e 31’të futbollisti polak, Arkadiusz Milik fitoi një penallti dhe vendosi ta gjuante vet, shkruan Lajmi.net Milik para se ta gjuante topin drejt golit, “fluturoi” pak dhe më…

Sport

30/04/2023 21:31

Skuadra e Juventusit e pati një mundësi të artë ta barazonte rezultatin ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Në minutën e 31’të futbollisti polak, Arkadiusz Milik fitoi një penallti dhe vendosi ta gjuante vet, shkruan Lajmi.net

Milik para se ta gjuante topin drejt golit, “fluturoi” pak dhe më pas plasoi një goditje të lehtë ku priti portieri kundërshtar, Skorupski.

Kujtojmë që Juve është duke humbur minimalisht 1 me 0 me golin e shënuar nga Orsolini nga pika e bardhë e penalltisë.