Milik falënderon Napolin

Sulmuesi i Olympique Marseille, Arkadiusz Milik, ka falenderuar ish-klubin e tij Napolin përmes rrjetit social Twitter.

Sport

22/01/2021 19:28

Arkadiusz Milik u tranferua më herët gjatë ditës tek Olympique Marseille për një shumë prej tetë milionë euro plus katër milionë që parashihet të vijnë në formë të bonuseve, transmeton lajmi.net.

26 vjeçari kishte probleme me Gennaro Gattuson dhe u shpall “persona non grata” në klub, ai u shpreh i lumtur me transferimin e tij në Marseille pasi që kjo do të mundësonte te paraqitej me Kombëtaren polake në Euro 2021.

Milik kishte regjistruar 93 paraqitje dhe kishte shënuar 38 gola. Më poshtë mund të shihni postimin e dedikuar Napolit nga Arek Milik, në rrjetin e tij social, Twitter./Lajmi.net/